Besart Berisha në Ballkan? Vjen deklarata e klubit nga Suhareka

  • E.K /
  • 13 September 2021 - 22:33
 Besart Berisha në Ballkan? Vjen deklarata e klubit nga Suhareka

Sot gjatë ditës qarkulluan lajme se futbollisti kosovar, Besart Berisha ka arritur marrëveshje me klubin nga Suhareka, Ballkani.

Por, këto janë demantuar nga vet klubi kosovar, i cili ka dhënë një reagim lidhur me këto lajme.

“Këto lajme ne si klub i demantojmë pasi që nuk kemi zhvilluar asnjë bisedë me futbollistin Besart Berisha. Sidoqoftë shfrytëzojmë rastin t’i urojmë ish-lojtarit të Kombëtarës sonë suksese në karrierë”, thuhej në njoftim.

Ndryshe, Besart Berisha ka përfunduar aventurën në Australi, teksa ende nuk dihet se ku do ta vazhdojë karrierën.

(Kosova Sot Online)