Me një lojtar më shumë në fushë, Young Boys reagon dhe i shënon Unitedit

  • E.K /
  • 14 September 2021 - 21:21
 Me një lojtar më shumë në fushë, Young Boys reagon dhe i shënon Unitedit

Young Boys e ka barazuar në 1-1 rezultatin kundër Manchester United.

Pas sulmeve të vazhdueshme në pjesën e dytë, Nicolas Ngamaleu arriti që të shënojë për 1-1 në minutën e 66-të.

Young Boys e shfrytëzoi epërsinë numerike në fushë, pasi që nga minuta e 35’ po luan me një lojtar më shumë, Aaron Wan-Bissaka u ndëshkua direkt me të kuq, pas një ndërhyrje të rrezikshme.

(Kosova Sot Online)