Paniku po përhapet te Barcelona, por Koeman nuk do të largohet

  • S.A /
  • 15 September 2021 - 16:52
Paniku po përhapet te Barcelona, por Koeman nuk do të largohet

Joan Laporta ishte i frustruar pas humbjes 3-0 të Barcelonës ndaj Bayern Munich të martën mbrëma, ku pas ndeshjes mbajti një takim me Rafa Yuste dhe Mateu Alemany, dy drejtorët që janë në krye të menaxhimit të ekipit.

Megjithatë, pavarësisht shqetësimeve të bordit pas shfaqjes së nivelit më të ulët të Barcelonës në “Camp Nou”, puna e Ronald Koeman nuk është në rrezik dhe holandezi do të qëndrojë.

Në orët e fundit, drejtorët e Barcelonës kanë analizuar lojën kundër bavarezëve dhe të gjithë në klub janë të vetëdijshëm se skuadra po kalon një periudhë të vështirë, ndërsa Bayern është një nga favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Laporta, Yuste dhe Alemany e kuptojnë se lojtarët kryesorë të Barcelonës janë ende jashtë nga lëndimet dhe se ka pasur ndryshime të mëdha në skuadër këtë sezon.

Prandaj, ata besojnë se sapo Koeman të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët e tij, Barcelona do të përmirësohet në fushë dhe do të rizbulojë formën e tyre.

Çështje financiare

Ndërkohë, një ndryshim i trajnerit do të ishte i kushtueshëm për Barcelonën, pasi në klub është gjendja e rëndë financiarisht, pasi është përkeqësuar nga pandemia COVID-19.

Bordi i klubit beson se nxitimi për të marrë një vendim nuk është i nevojshëm për momentin, pasi ata janë ende në mbështetje të Koeman.

(Kosova Sot Online )