Prokuroria speciale po e stimulon lulëzimin e krimit të organizuar të Shpend Ahmetit 

Prokuroria speciale po e stimulon lulëzimin e krimit të organizuar të Shpend Ahmetit 

Gani Qarri

  • 15 September 2021 - 06:37

Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri

Fakti më flagrantë i dukurive të tilla, është vet kryeqyteti i vendit dhe Komuna e Prishtinës e udhëhequr sipas modelit meskin të Shpend Ahemti & Co, kryetar për dy mandate të njëpasnjëshme, por përkundër të gjitha dyshimeve ekzistuese dhe argumenteve të publikuara dhjetëra herë në media, atij dhe askujt tjetër, tash e 8 vite, nuk i mungon asnjë qime floku përkundër një mal akuzash e kallëzimesh penale të ngritura qoftë nga qytetarët në mënyrë individuale si persona fizik, apo edhe nga bizneset e ndryshme që përfaqësojnë persona juridik, por të pa ndikuar dhe të pa varur nga krimopolitika

Prokuroria Speciale e Kosovës, me heshtjen e pa shpjegueshme edhe pas publikimit në media të skandaleve nga prokuror e gjyqtar të niveleve të ndryshme të vendit, deri te vet kryeprokurori i shtetit, shihet qartë se është duke e amnistuar qëllimisht, mega krimin e organizuar dhe korrupsionin galopant të nivelit më të lartë politik në vend. Madje me sjelljet e fundit të saj, kjo Prokurori po dëshmon publikisht, se po vazhdon në mënyrë sistematike me avazin e vjetër, duke mos u marr asnjëherë, me asnjë rast spektakolar të rangut të lartë qeveritar, të zhvatjes dhe pasurimit të kundërligjshëm, gjë që shihet publikisht edhe nga një qytetar i thjeshtë dhe njerëzit më të pa informuar juridikisht, por përkundër të gjithave, nga ajo mungon hetimi dhe konstatimi exoficio, sipas detyrës zyrtare që ka.

Për aq më tepër drejtësia e kapur dhe degjeneruar në Kosovë, njëjtë si edhe në qeverisjet e kaluara, vazhdon të merret vetëm me improvizime të dyshimta, të niveleve më të ulëta, madje në të shumtën e herëve edhe me raste të padëshmuara dhe të destinuara apriori për dështim. Këtë e vërteton më së miri fakti se edhe 22 vite pas çlirimit, në Kosovë, ne ende nuk kemi as edhe një kryetar të vetëm komune të gjykuar, se lëre më të dënuar,  siç nuk kemi asnjë ministër, e të mos flasim edhe për ndonjë kryeministër të akuzuar, ani pse kemi pasur dhe kemi raste që ngritën në mënyrë shumë spektakolare, për tu shuar pastaj në heshtje, duke u zvarritur në kohë deri në harresë, me hedhje aktakuzash dhe gjykime të dështuara, kinse për mungesë dëshmish dhe argumentesh. Madje habit edhe më shumë fakti, se këto ditë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), për të na bindur se ajo ekziston dhe merret me diçka, ka njoftuar se paska ngritur aktakuzën e "radhës" për korrupsion e krim të organizuar ndaj 15 personave, në të cilën përfshihet ish-kryetari i Komunës së Leposaviqit, një komunë e vogël e Kosovës, por që tash e mbi dy dekada ende nuk kemi asnjë aktakuzë të ngritur kundër kryetarëve të komunave, apo zyrtarëve përgjegjës komunal të komunave më të mëdha dhe kryesore të vendit, që kanë në dispozicion miliona euro të buxhetit dhe nuk dihet ku e si shpenzohen ato, edhe pse ka dyshime të forta për shpëlarje parash të pista, sidomos në sektorin e ndërtimit.

Fakti më flagrantë i dukurive të tilla, është vet kryeqyteti i vendit dhe Komuna e Prishtinës e udhëhequr sipas modelit meskin të Shpend Ahemti & Co, kryetar për dy mandate të njëpasnjëshme, por përkundër të gjitha dyshimeve ekzistuese dhe argumenteve të publikuara dhjetëra herë në media, atij dhe askujt tjetër, tash e 8 vite, nuk i mungon asnjë qime floku përkundër një mal akuzash e kallëzimesh penale të ngritura qoftë nga qytetarët në mënyrë individuale si persona fizik, apo edhe nga bizneset e ndryshme që përfaqësojnë persona juridik, por të pa ndikuar dhe të pa varur nga krimopolitika.

Madje megjithëse në njoftimin e fundit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), thuhet se është ngritur aktakuzë për krim të organizuar e korrupsion ndaj një grupi prej 15 personave, i akuzuari i vetëm për “Krim të organizuar” lidhur me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare”, në këtë aktakuzë është ish kryetari i Komunës së Leposaviqit, si dhe nëntë (9) zyrtarë të tjerë të komunës të po kësaj komune të vogël të Kosovës, por jo edhe dikush tjetër nga komunat e mëdha si Mitrovica, Prishtina, Prizreni, Gjilani apo Prizreni e Peja. Ndërsa, pesë (5) të pandehur të tjerë janë pronarë të bizneseve private të angazhuar në projektet e komunës, gjë që dëshmon hapur, se edhe nga vet Prokuroria Speciale po bëhen improvizime kaq të ulëta e mashtruese, sa që njëjtë si në të kaluarën e afërt kur vendi sundohej arbitrarisht dhe ishte kapur në të gjitha poret nga partitë e inkriminuara, edhe pas ndryshimeve të fundit politike, vazhdojnë të amnistohen hapur, krimet e mëdha milionëshe kundër buxhetit të shtetit tonë ë brishtë, bashkë me fenomenet e pastrimit të parasë së pistë në ndërtime që po degradojnë pamjet urbane të qyteteve më të mëdha të vendit, duke filluar nga vete Prishtina, kryeqyteti i Republikës së Kosovës. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".