Lexoni edhe:
Renditja e FIFA-s: Kosova shënon ngritjen më të lartë në historinë e vet
Belgjika vijon të prijë në ranglistën botërore të ekipeve kombëtare të FIFA-s, me Shqipërinë që është ngritur për tri pozita, pas publikimit të renditjes më të re nga shtëpia e futbollit botëror të enjten.
Kombëtarja kuqezi zë vendin e 66-të në renditjen e re të FIFA-s tani.
Shqipëria i fitoi 8.90 pikë në renditjen e re, falë fitoreve kundër Hungarisë dhe San Marinos në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022 në shtator.
Në renditjen e kaluar, publikuar në gusht, Shqipëria renditej e 69-ta.
Ndërkohë, renditjes i prin Belgjika, ndërsa Anglia e ka kaluar Francën në vendin e tretë. I dyti mbetet Brazili.
Italia, kampionia e Evropës, ngel e pesta përkundër rezultateve të vazhdueshme pozitive dhe rekordit prej 36 ndeshjeve radhazi pa humbje.
Renditja e FIFA-s: Kosova shënon ngritjen më të lartë në historinë e vetLexoni edhe:
Argjentina në vendin e gjashtë, Portugalia në të shtatin, Spanja në të tetin, Meksika në të nëntin dhe Danimarka e 10-ta e mbyllin top 10-shën e renditjes së FIFA-s.
Renditja e re e FIFA-s do të publikohet më 21 tetor.
(Kosova Sot Online )