Mourinho tregon një ngjarje interesante nga ndeshja e fundit: Kur lojtari nuk t’i dëgjon këshillat dhe shënon, vetëm duhet të qeshësh

  • S.A /
  • 17 September 2021 - 10:13
Mourinho tregon një ngjarje interesante nga ndeshja e fundit: Kur lojtari nuk t’i dëgjon këshillat dhe shënon, vetëm duhet të qeshësh

Roma e Jose Mourinhos nuk di të ndalet, pasi ka marrë edhe fitoren e gjashtë në po aq ndeshje zyrtare.

Giallorosët kanë triumfuar 5-1 në ndeshjen e parë të grupeve në Ligën e Konferencës në Ligën e Konferencës.

Lorenzo Pellegrini me dy gola si dhe Gianluca Mancini, Stephan El Shaarawy e Tammy Abraham me nga një tjetër ishin autorët e golave në këtë takim.

Trajneri portugez ka zbuluar një prapaskenë qesharake nga kjo ndeshje.

Qendërmbrojtësi Gianluca Mancini shënoi golin e katërt në këtë sfidë, pas një rivënie këndore.

Fillimisht mbrojtësi italian e kishte pyetur Mourinhon për të shkuar në sulm, por portugezi nuk i kishte dhënë leje, derisa Mancini vazhdoi duke shkuar në sulm.

Italiani arriti të shënoj gol dhe festa e tij ishte e gjitha me trajnerin Special One.

Ka qenë vet trajneri portugez që ka zbuluar këtë ngjarje nga ndeshja në profilin e tij zyrtar në Instagram.

“Kur një lojtar ju kërkon të shkon për një rivënie këndore dhe ju thoni jo, por ai shkon dhe shënon… Ju vetëm mund të buzëqeshni”, ka shkruar Mourinho.

Foto e Mourinhos është bërë virale në rrjetet sociale, derisa nuk munguan komentet qesharake.

(Kosova Sot Online )