Zbulohen të gjitha detajet e kontratës së Messit te PSG, paga e argjentinasit e barabartë me atë të Neyma

  • S.A /
  • 18 September 2021 - 11:23
Zbulohen të gjitha detajet e kontratës së Messit te PSG, paga e argjentinasit e barabartë me atë të Neyma

Transferimi i Lionel Messit te Paris Saint Germain ka qenë lajmi më i bujshëm gjatë afatit kalimtar veror.

Ylli argjentinas u largua nga Barcelona si futbollist i lirë dhe vendosi të bashkohet me gjigantin francez.

Në fakt nuk janë publikuar shumë detaje nga kontrata që e lidh Messin me parisienët, por për këtë ka menduar L’Equipe.

E përditshmja franceze ka zbuluar detajet financiare të kontratës tri vjeçare të Messit me Paris Saint Germain.

34-vjeçari nga qëndrimi në Paris në tri vitet e ardhshme do të fitojë 110 milionë euro në total neto.

Në vitin e tij të parë, Messi do të marrë pagë vjetore prej 30 milionë eurove neto, derisa në dy të ardhshmit paga do të rritet.

Viti i dytë dhe ai i tretë i argjentinasit në Parc de Princes do të jenë të njëjtë sa i përket aspektit financiar, ku Messi do të fitojë nga 40 milionë euro në sezon.

(Kosova Sot Online )