Pioli: Milani gjithmonë synon ta mposhtë Juventusin

  • S.A /
  • 20 September 2021 - 10:49
Pioli: Milani gjithmonë synon ta mposhtë Juventusin

Juventusi dhe Milani nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në Allianz Stadium.

Pas ndeshjes, Stefano Pioli u shpreh se Milani gjithmonë kërkon që ta mposhti Juventusin.

“Ne erdhëm këtu për ta fituar ndeshjen. Juventusi luajti më mirë në 20 minutat e parë, ishin më determinues dhe më të fokusuar, por ne shkuam duke u përmirësuar dhe duke krijuar shanse të mira prandaj në përgjithësi ishte një ndeshje e mirë.”, tha Pioli për “DAZN” pas ndeshjes.

“Si gjithmonë, Milani nuk e humbi asnjëherë dëshirën për fitore, karakterin dhe grintën dhe e kërkuam fitoren gjatë gjithë ndeshjes.”, tha në fund Pioli.

(Kosova Sot Online )