
Lexoni edhe:
Pogba sfidoi tifozin, Carrick ndërhyri për të qetësuar situatën
Kampionia Olimpike nga Tokio 2020, Madi Wilson është shtruar në spital pas infektimit me COVID-19.
Notarja australiane e fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Tokios në kategorinë 4×100 metra stil të lirë.
Pogba sfidoi tifozin, Carrick ndërhyri për të qetësuar situatën Lexoni edhe:
Më pak se dy muaj pasi triumfoi në Olimpiadë, Wilson rezultoi pozitiv me koronavirus, derisa ishte në Itali për eventin International Swim League.
“Jam e zhgënjyer totalisht dhe e mërzitur që nuk mund të garoj bashkë me ekipin këtu. Së fundmi rezultova pozitiv me Covid dhe dje u shtriva në spital për ekzaminime të mëtejme. Edhe pse jam e vaksinuar me dy dozat, u infektova nga ky virus”, shkroi ajo në Instagram.
E arta e Wilson në Tokio 2020 ishte e dyta për të në përgjithësi, pasi e mori të parën në Olimpiadën e Rio 2016. Ajo gjithashtu fitoi të bronztën në stafetën e 4x200m në Tokio.
(Kosova Sot Online)