
Lexoni edhe:
Vazhdon kolonizimi i veriut të Kosovës
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, iu është drejtuar tifozëve të shqetësuar të klubit me një video-mesazh, duke iu kërkuar që ta vazhdojnë ta mbështesin klubin.
Barcelona po kalon nëpër një kohë të vështirë në fushë dhe jashtë saj. Telashet financiare dhe largim i Lionel Messit gjatë verës kanë pasur ndikimin e tyre.
Katalonasit i kanë fituar dy ndeshje dhe kanë barazuar në dy të tjera deri tani këtë sezon në La Liga, si dhe janë mposhtur bindshëm nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve. Por loja e skuadrës në përgjithësi lë shumë për të dëshiruar dhe kjo ka çuar në thirrje për shkarkimin e trajnerit Ronald Koeman.
Laporta iu ka kërkuar tifozëve të mos merakosen dhe të vazhdojnë ta mbështesin ekipin.
Vazhdon kolonizimi i veriut të KosovësLexoni edhe:
“Përshëndetje, tifozë të Barcelonës. Ju kërkoj të vazhdoni ta mbështesni ekipin tonë. Ekipi ka nevojë për ju dhe është mirënjohës ndaj jush”, tha Laporta në një video-mesazh.
“Ju e dini se ne po përjetojmë kohë të vështira dhe këto janë çastet kur ju duhet të qëndroni pranë nesh. Rrini të qetë, ne e dimë se çfarë duhet të bëhet dhe do t’i rregullojmë gjërat”, shtoi ai.
Barcelona është e teta në renditjen e La Ligës dhe ndeshjet e radhës do të përballet me Cadizin të enjten.
(Kosova Sot Online )