Vazhdon kolonizimi i veriut të Kosovës

Vazhdon kolonizimi i veriut të Kosovës
Vazhdon kolonizimi i veriut të Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 22 September 2021 - 09:00

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Menjëherë pas intervenimit ndërkombëtar, të udhëhequr nga SHBA-te, ne Kosove dhe pas vendosjes se UNMIK-te ne Kosovë, ra veriu i vendit tone nen planin francez, nen mbikëqyrje te tyre. Ky vendim i hapi mundësitë e kon centrimit te forcave serbe dhe te krimineleve te tyre ne veri. Nen mbikëqyrjen e ushtrisë franceze u fillua dhe po vazhdon serbizimi i Mitrovicës se veriut me rrethine, si forme e zgjerimit te ndikimit serbomadh.

Nga pushteti serbomadh i Beogradit dhe me tolerim francez u sjellën disa mjera veta për serbizim te Mitrovicës me rrethinën shqiptare. Se pari, u be ndjekja e 12 familjeve shqiptare nga Mitrovica e Veriu me rrethine dhe nuk u lanë kurrë te riatdhesohen ato familje ne shtëpitë e veta. Se dyti, e rriten krimin dhe presionin mbi popullsinë jo serbe. 

Se treti, ndërtuan një pushtet tipik serb me pikëpamje kriminale dhe tepër antishqiptare, duke krijuar administrate serbe, shkolla serbe, polici e gjykata, si dhe arritën edhe te kenë pushtet absolute dhe se katërti, filluan dhe po ndërtojnë shtëpi dhe banesa për kolonët qe po i sjellin nga Serbia. Mendohet se mbi një 1000 njësi banimi i kane ndërtuar ne rrethin te Mitrovicës, pikërisht aty ku shumica ka qene shqiptare. Format e tilla te punës janë tipike koloniale dhe kane për qellim serbizimin e asaj pjese te Kosovë. Me këtë ideologji po punohet edhe aktualisht.

Ne Veri nuk njihet pushteti i Kosovës. Organet atje punojnë nën dirigjimin dhe përkujdesjen e Beogradit. Administrata eshte serbe. Arsimi, sistemi juridik dhe ato  social funksionojnë ne baze te normave serbe. Te gjithë marrin ndihma dhe pensione nga Kosova. Deri edhe rrymën elektrike për serbet ne veri prej 11 milionë euro ne vit e paguan Kosova për hagjimet. Ata nuk paguajnë fare as taksa dhe as tatime. Ndërsa, te gjithë janë kundër Kosovës.

Faktet flasin se kjo pjese serbe eshte e udhëhequr nga Beogradi. Pakica serbe ne veri nuk pranon as regjistrimet e mjeteve ne komunikacion te Republikës se Kosovës. Çdo gjë luftohet nga kjo ane. Ne këto kushte mbetet një dy zgjidhje:

1. Shteti te vepron dhe te vendosi rregull e qetësi, te vendos pushtetin ne veri, si kudo ne Republike ose

2. Te tërhiqen kufijtë e rijnë me shtetin serb. Këtu duhet pasur parasysh faktin se Ujmani Mitrovica dhe Trepça ne asnjë mënyre mos  te ndahen. Ato janë te Kosovës. Natyrisht se ne këmbim te merret tere Lugina e Preshevës. Me duket se kjo eshte zgjidhja me e mire e çështjes.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".