Ancelotti lavdëron Camavingan: Është i kompletuar, mund të luajë kudo

  • S.A /
  • 22 September 2021 - 10:33
Ancelotti lavdëron Camavingan: Është i kompletuar, mund të luajë kudo

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është i kënaqur me formën e treguar nga mesfushori Eduardo Camavinga në fillim të sezonit, teksa nuk i ka ndaluar lëvdatat për të.

Ancelott ka diskutuar përshtypjet e tij për ish-mesfushorin e Rennes, Camavinga, i cili ka lënë përshtypje të mira në fillim të sezonit.

“Ai ka gjithçka që ju nevojitet për të luajtur për Real Madridin. Ai është shumë i ri dhe nuk është nën presion për momentin sepse kështu është personaliteti i tij”, ka thënë fillimisht Ancelotti. “Ai është shumë i lumtur, po flet me shokët e tij të skuadrës dhe po përpiqet të mësojë spanjisht sa më shpejt të jetë e mundur. Ai ka freskinë që vjen me rininë. Pozicioni i tij në fushë është diçka që kam diskutuar me të”.

“Ai ka luajtur gjithmonë si një mesfushor, por ka cilësi. Ai është shumë i shpejtë me top. Ai është një mesfushor i kompletuar dhe mund të luajë kudo në pjesën e mesfushës”.“Ai sjell cilësinë e tij, që është ajo e një mesfushori të ditëve të sotme. Ai ka cilësi dhe është fizikisht shumë i fortë. Ai nuk është specialist në pozicionin e tij dhe është i aftë të luajë në role të ndryshme”.

“Fakti që ne e kemi atë është një punë e madhe sepse kemi një mesfushor me përvojë, me shumë cilësi dhe rini dhe falë tij, ne tani jemi të kënaqur në atë pozicion”, përfundoi trajneri i Realit. 

(Kosova Sot Online )