Broja humb penalltinë, por Southamptoni i shpëton eliminimit

  • S.A /
  • 22 September 2021 - 10:37
Broja humb penalltinë, por Southamptoni i shpëton eliminimit

Armando Broja humb 11-metërsh, por fatmirësisht gabimi i sulmuesit të Kombëtares Shqiptare nuk e dëmtoi Southamptonit, që kualifikohet në raundin e 1/8-ave të Kupës së Ligës në Angli, ose siç njihet ndryshe, Carabao Cup. I aktivizuar titullar nga trajneri Hasenhuttl ndaj Sheffield Utd, Broja nuk arriti të shënonte gjatë 90 minutave, që u mbyllën barazim 2-2. Për vendësit realizuan Stevens dhe McBurnie ndërsa për ekipin e shqiptare Diallo dhe Salisu.

Skuadra që do të vijonte më tej në Carabao Cup do të përcaktohej nga goditjet e 11-metërshave. Broja ishte I vetmi që gaboi nga futbollistët e Southamptonit në serinë e tretë të penalltive, ndërsa nga lojtarët e Sheffieldit u treguan të pasaktë Brewster dhe McBurnie, pa qenë nevoja të të ekzekutohet 11-metërshi i pestë nga vendësit.

Nuk pati probleme Liverpooli që fitoi thellë 3-0 ndaj Norwichit, ku luan Milot Rashica, i cili u aktivizua titullar e qëndroi në fushë deri në minutën e 69-të. Surprizë mund të konsiderohet eliminimi i Evertonit me nga QPR pas goditjeve të penalltive, me kohën e rregullt që mbyll 2-2. I vetmi që gaboi nga 14 11-metërsha të ekzekutuar në total ishte Tom Davies i Toffees.

Ndërkohë Manchester City fitoi thellë 6-1 ndaj Wycombe.

(Kosova Sot Online )