Cristiano Ronaldo është përsëri ylli më i paguar i futbollit, lë pas Messin dhe Neymarin

  • S.A /
  • 22 September 2021 - 13:35
Cristiano Ronaldo është përsëri ylli më i paguar i futbollit, lë pas Messin dhe Neymarin

Cristiano Ronaldo është vendosur përpara Lionel Messit në listën e futbollistëve më të paguar, pasi kalimi i argjentinasit te PSG nga Barcelona i uli fitimet e tij.

Ronaldo dhe Messi janë aq të lidhur saqë ishte e pashmangshme që sulmuesi portugez do të përfundonte duke u kthyer në Manchester United vetëm disa javë pasi ylli argjentinas u largua nga Barça.

Në ditët e para të lëvizjeve të tyre, gjërat sigurisht që po shkojnë më mirë për Ronaldon, i cili ka shënuar katër gola në vetëm tre ndeshje, ndërsa Messi ende nuk e ka gjetur golin në tri ndeshje.

Fituesi i Kupës së Amerikës 2020 do të fitonte rreth 70 milionë funte në vit nëse do të qëndronte në Barcelonë këtë verë, dhe më pas ai do të kishte qenë edhe një herë përpara rivalit të tij në listë.

Të dy lojtarët kanë përfunduar duke fituar më pak se vitin e kaluar, si rezultat i lëvizjeve të tyre, por kjo edhe për faktin se ata po shkojnë drejt ‘plakjes’.

Pas tyre në listë gjenden edhe emra si Neymar, Kylian Mbappe, Mohamed Salah, Robert Lewandowski, Andres Iniesta, Paul Pogba, Gareth Bale dhe Eden Hazard

10.Eden Hazard – 21 milionë funte në vit (25 milionë euro)

9.Gareth Bale – 23.5 milionë funte (27 milionë euro)

8.Paul Pogba – 25 milionë funte (29 milionë euro)

7.Andres Iniesta – 26 milionë funte (30 milionë euro)

6.Robert Lewandowski – 26 milionë funte (30 milionë euro)

5.Mohamed Salah – 30 milionë funte (35 milionë euro)

4.Kylian Mbappe – 31.5 milionë funte (37 milionë euro)

3.Neymar – 69.5 milionë funte (81 milionë euro)

2.Lionel Messi – 80.5 milionë funte (94 milionë euro)

1.Cristiano Ronaldo – 91.5 milionë funte (107 milionë euro)

Një goditje tjetër ndaj gjashtë herë fituesit të Topit të Artë i ka ardhur portofolit të tij.

Sipas listës së fundit të Forbes për futbollistët më të paguar, 34-vjeçari ka mbetur pas rivalit të tij, Ronaldo, pas kalimit të tij nga La Liga në Ligue 1.Messi në fakt paguhet më shumë në pagë javore sesa rivali i tij, duke marrë 54.94 milionë funte në vit nga punëdhënësit e tij, por fiton “vetëm” 25.6 milionë funte.

Ronaldo nga ana tjetër merr 51.25 milionë funte nga Manchester United, por gjithashtu merr 40 milionë funte të tjera nga sponsorët dhe reklamat.

(Kosova Sot Online )