Tre gjigantë evropianë në garë për Asension

  • S.A /
  • 22 September 2021 - 14:48
Tre gjigantë evropianë në garë për Asension

Marco Asensio mund të largohet në janar apo në verë nga Real Madridi dhe klubet e interesuara kanë filluar tashmë sondazhet për të.

Gjatë ditës së djeshme (e martë) u raportua se Asensio nuk është i kënaqur me situatën e tij te Reali dhe mund të largohet.

Tani këto zëra kanë filluar të marrin konfirmime dhe janë zbuluar disa nga klubet që po përcjellin situatën e tij. Sipas mediumit Fichajes, Liverpooli është një nga ekipet që mban nën kontroll situatën e Asensios te Real Madridi.

Por, përveç klubi anglez në garë për ta nënshkruar atë është edhe Juventusi dhe Milani.

Largimi i lojtarit spanjoll ka të ngjarë të ndodh në afatin kalimtar të janarit.

(Kosova Sot Online )