Kosovarët Visar Kastrati dhe Fatmir Sekiraqa ndajnë drejtësinë ne ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian U-17

  • S.A /
  • 22 September 2021 - 16:29
Kosovarët Visar Kastrati dhe Fatmir Sekiraqa ndajnë drejtësinë ne ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian U-17

Pas një pauze prej më shumë se një viti për shkak të pandemisë, të enjten fillojnë ndeshjet kualifikuese të UEFA-s për Kampionatin Evropian për gjeneratat U-17.

Në turneun hapës që mbahet në Riga të Letonisë nga 22-29 shtator në Grupin 2 marrin pjesë: Letonia, Republika Çeke, Lituania dhe Suedia.

UEFA ka caktuar gjyqtarët nga Kosova që të drejtojnë këto takime, ku gjyqtari kryesor Visar Kastrati dhe asistenti Fatmir Sekiraqa janë caktuar në ndeshjen Letoni – Republika Çeke, ku do të ndihmohen nga asistenti tjetër Vedran Djurak dhe gjyqtari i katërt Igor Pajac nga Kroacia.

Ndërsa në ndeshjen tjetër Lituani – Letoni, ata do të ndihmohen nga asistenti Erik Arevshatyan dhe gjyqtari i katërt Henrik Nalbandyan nga Armenia.

Po ashtu, në ndeshjen Suedi – Letoni gjyqtarët kosovarë do të asistojnë për gjyqtarët kroat në rolin e gjyqtarit të katërt dhe të asistentit.

(Kosova Sot Online )