Chelsea kualifikohet pas ekzekutimit të penalltive

  • E.K /
  • 22 September 2021 - 23:24
 Chelsea kualifikohet pas ekzekutimit të penalltive

Chelsea është skuadra e radhës që ka siguruar një biletë për në fazën tjetër të Carabao Cup.

Blutë e Londrës barazuan 1-1 me Aston Villën në kohën e rregullt dhe penalltitë u deshën që të konfirmojnë fituesin.

Nga pika e bardhë, më të saktë u treguan vendasit, gabuan vetëm njëherë, derisa Villa gaboi dy herë.

Chelsea fitoi nga penalltitë 4-3 me golat e Lukakus, Mount, Barkley dhe James.

(Kosova Sot Online)