Të gjithë po qeshin me Bruno Fernandesin, ylli i Man Utd u përpoq të shënonte golin e barazimit duke mos respektuar ‘fair-play

  • S.A /
  • 23 September 2021 - 10:01
Të gjithë po qeshin me Bruno Fernandesin, ylli i Man Utd u përpoq të shënonte golin e barazimit duke mos respektuar ‘fair-play

Manchester United u eliminua nga Carabao Cup nga West Ham të mërkurën në mbrëmje pas humbjes 1-0 në shtëpi, por një rast i Bruno Fernandesit ka fituar gjithë vëmendjen.

Tre ditë më parë, United mundi West Ham në një ndeshje dramatike në Ligën Premier League, por skuadra e David Moyes arriti të hakmerrej në Old Trafford.

West Ham kaloi në avantazh në 10 minutat e para përmes Manuel Lanzini dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar dhe i fitores 1-0 për londinezët.Unitedi provoi gjithçka për t’u rikthyer në lojë dhe në pjesën e dytë inkuadruan disa nga lojtarët kryesor për të tentuar barazimin.

Në fakt, ylli portugez gjeti golin, por ai nuk u pranua pasi u bë në mënyrë të parregullt.

Në minutën e katërt shtesë, gjyqtari lëshoi ‘topin e diskutueshëm’ në tokë për lojtarët e West Hamit, por Bruno e mori vet dhe filloi marshin i papenguar drejt portës duke shënuar edhe golin.

Njëri nga ta padyshim se ishte edhe Bruno Fernandes, por pa pasur sukses t’i ndryshojnë shifrat.

(Kosova Sot Online )