Reagimi i Allegrit pas fitores së parë të Juventusit në Serie A këtë sezon

  • S.A /
  • 23 September 2021 - 10:14
Reagimi i Allegrit pas fitores së parë të Juventusit në Serie A këtë sezon

Juventusi mori fitoren e parë këtë sezon në Serie A duke e mposhtur Spezia me rezultatin 3:2.

Bardhezinjtë nuk e kishin të lehtë dhe këtë e pranon edhe trajneri Massimiliano Allegri, i cili për DAZN pas ndeshjes u shpreh se ekipi i tij vuajti.

“Fatmirësisht fituam një ndeshje duke vuajtur. Ka shumë gjë për t’u përmirësuar. Kemi lojtarë që mund të bëjnë më mirë kur marrin vendimin për të dhënë pasimin e fundit dhe kur gjuajnë në portë”, tha Allegri.

I pyetur për Chiesan, ai theksoi: “Nuk prisja përgjigje nga ai apo nga lojtarët e tjerë. Chiesa u kthye nga një dëmtim dhe më pas më kërkoi zëvendësim, pasi kishte sërish probleme. Diferenca sot është se ata që u futën në fushë si zëvendësues u paraqitën mirë.”

“Sot fituam një ndeshje të rëndësishme. Duhet të dalim nga zona e rehatisë, futbolli ka edhe vuajtje dhe lodhje. Nuk duhet ta shohim tabelën e klasifikimit. Ne përpiqemi ta vendosim fitoren e parë pas të radhës në shtëpi kundër Sampdoria.”

“Ka lojtarë që ka cilësi dhe duhet të përmirësohen. McKennie për shembull duhet të kishte shënuar të paktën katër gola dhe ato mundësi shënimi bëjnë diferencën”, përfundoi Massimiliano Allegri deklaratën e tij.

(Kosova Sot Online )