Bayern Munich i nis bisedimet me Rudigerin

  • S.A /
  • 23 September 2021 - 10:57
Bayern Munich i nis bisedimet me Rudigerin

Bayern Munich i ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Antonio Rudigerit për blerjen e mbrojtësit gjerman nga Chelsea.

Kampioni i Bundesligës i bashkohet Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit në garë për përfaqësuesin e Kombëtares së Gjermanisë, Marrëveshja e Rudigerit me Chelsean skadon verën e ardhshme dhe mbrojtësi nuk ka shfaqur ndonjë sinjal se dëshiron të nënshkruajë kontratë të re në Stamford Bridge.

Prandaj, sipas Goal, Bayerni është duke e vëzhguar nga afër situatën e tij në Londër.

Drejtuesit e Bayernit i kanë nisur bisedimet me menaxherin dhe vëllain e Rudigerit, Sahr Senesie.

Julian Nagelsmann e sheh 28-vjeçarin si zëvendësues të duhur për Niklas Sule, nëse ky i fundit vendos të largohet nga Allianz Stadium në verë. 

(Kosova Sot Online )