Lexoni edhe:
Tifozët e Lyonit po çmenden për Xherdan Shaqirin, vazhdojnë ta thërrasin emrin e tij dhe ta duartrokasin pafund
Paris Saint-Germain mori një fitore në frymën e fundit në fushën e Metzit, siç ndodhi në ndeshjen paraardhëse të Ligue 1 kundër Lyonit. Heroi i parisianëve rezultoi Achraf Hakimi, që realizoi në ekstremet e kohës, në minutat 5’ dhe 95’. Goli i shënuar në shtesë shkaktoi një situatë të tensionuar në fushë midis portierit Oukidja dhe Mbappes. Diçka duhet të ketë ndodhur, sepse portieri i Metzit, shumë i zemëruar, i shkoi pas sulmuesit të PSG-së. Kuptohet që talenti i parisianëve i ka thënë diçka gjatë festimit të golit, disa fjalë që provokuan reagimin e “gardianit” të vendësve.
Në përfundim të ndeshjes, Frederic Antonetti, trajneri i Metz, duke iu referuar kësaj situate të tensionuar, kritikoi sjelljen e Mbappes: “Unë e dua Mbappen, por ai duhet të sillet ndryshe nëse dëshiron që të tjerët ta duan. Duhet të jetë më i përulur”. Para golit të shënuar në minutën e 95 -të, pati tension mes Mbappes dhe portierit Oukidja, teksa lojtari i PSG -së, në vend që ta kthente topin te skuadra rivale, tentoi të shënonte.
(Kosova Sot Online )