James Rodriguez me klauzolë speciale në kontratë

  • S.A /
  • 24 shtator 2021 - 10:39
James Rodriguez me klauzolë speciale në kontratë

James Rodriguez është larguar nga Premier League, pas eksperiencës me skuadrën e Everton. Kolumbiani ishte i preferuari i Carlo Ancelotti, ndërsa me largimin e italianit situata e tij ndryshoi. Dëshira e Rodriguez ishte të luante në një kampionat të fortë, por shumë klube nu kia plotësonin atij kushtet financiare. 

Kështu ai ka pranuar propozimin e Al Rayyan në Katar, ndërkohë që spanjollja “AS” ka zbuluar një klauzolë interesante.Në marrëveshjen me Al Rayyan, James ka përfshirë një pikë në kontratë që e lejon atë të largohet falas nëse e kërkon PSG, ku luan edhe Leo Messi.

(Kosova Sot Online )