Nuk i kishte ndodhur Barcelonës që nga sezoni 2003/04

  • S.A /
  • 24 September 2021 - 16:07
Nuk i kishte ndodhur Barcelonës që nga sezoni 2003/04

Barcelona nuk e ka nisur aspak mirë sezonin 2021/22.

Pas pesë ndeshjeve, Barça numëron nëntë pikë, ka arritur vetëm dy fitore, ka barazuar tre herë.

Momentalisht, problemi i Barcelonës është sulmi, pasi vit pas viti i janë larguar futbollistët që për së paku katër vite së bashku i kanë shënuar mbi 100 gola në sezon.

Në vitin 2017 iku Neymari, në vitin 2020 e larguan Luis Suarezin derisa verën e vitit 2021 u largua edhe Lionel Messi.

Kjo ka sjell pasoja pasi Barça në pesë takime ka shënuar vetëm 8 gola në La Liga, starti më i dobët që nga sezoni 2003/04, kur kishin shënuar atëherë vetëm 5 gola deri në këtë fazë.

(Kosova Sot Online )