Bëhen matjet zyrtare, Marku dhe Prodan ngacmohen me fjalë mes vete

  • S.A /
  • 24 September 2021 - 16:14
Bëhen matjet zyrtare, Marku dhe Prodan ngacmohen me fjalë mes vete

Boksieri shqiptar, Florian Marku do të përballet të shtunën me kundërshtarin ukrainas Maxim Prodan.

Tashmë janë kryer edhe matjet e fundit dhe është përballja sy më sy e dy boksierëve.

Njësoj si konferenca e tyre, edhe matja ka qenë e zjarrtë mes dy boksierëve.Dy boksierët e ngacmuan njëri tjetrin me fjalë, derisa përballja mes tyre pritet të jetë e zjarrtë. Marku dhe Prodan do të përballen për titullin e kampionit në IBF International.

Ky meç do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:00 me orën tonë lokale. 

 

(Kosova Sot Online )