Përballen i pari me të fundit, formacionet zyrtare të ndeshjes Greuther Furth-Bayern Munich

  • E.K /
  • 24 September 2021 - 21:03
 Përballen i pari me të fundit, formacionet zyrtare të ndeshjes Greuther Furth-Bayern Munich

Bayern Munich do të përballet me Greuther Furth në kuadër të javës së gjashtë në Bundesligë.

“Bavarezët” po shkelin këdo që po u del përpara dhe të njëjtën do ta synojnë edhe sonte ndaj ekipit të promovuar në elitën e futbollit gjerman.

Bayern Munich momentalisht prin në tabelë me 13 pikë pa pesë xhirove, aq sa ka edhe Wolfsburgu në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Greuther Furth gjendet në pozitën e fundit në tabelë me një pikë.

(Kosova Sot Online)