Rekordi mbetet i pathyer, Lewandowski dështon të kalojë legjendën Gerd Muller

  • E.K /
  • 24 September 2021 - 23:34
 Rekordi mbetet i pathyer, Lewandowski dështon të kalojë legjendën Gerd Muller

Bayern Munich mori fitoren e pestë radhazi në kampionat duke mundur 1-3 në transfertë Greuther Furthin.

Në këtë ndeshje, ylli bavarez Robert Lewandowski nuk arriti të regjistronte emrin në tabelën e golashënuesve.

Polaku dështoi kështu të thyente rekordin e Gerd Muller i cili kishte arritur të shënonte gol në 16 ndeshje radhazi me fanellën e Bajernit.

Lewandowski kishte shënuar plot 24 gola në 15 ndeshje me Bayernin, por dështoi të shënonte sot për të thyer një tjetër rekord të legjendës së Gjermanisë e futbollit botëror.

(Kosova Sot Online)