Qeni ndërpret ndeshjen e futbollit në Bosnje, merr nofkën “Dognaldo”

  • S.A /
  • 25 September 2021 - 09:33
Qeni ndërpret ndeshjen e futbollit në Bosnje, merr nofkën “Dognaldo”

Një qenë, i cili e mori nofkën “Dognaldo” e ka “pushtuar” fushën në një ndeshje futbolli në Bosnje, duke impresionuar me aftësitë e tij për futboll

Një qenë djallëzorë e ka ndërprerë një ndeshje në Premier Ligën e Bosnjës kur ka hyrë në fushë, ka shkuar në drejtim të topit dhe ka dribluar më të, për të argëtuar paksa tifozët dhe lojtarët. Ndeshja në mes të Sloboda Tuzla dhe Posusje u ndërpre pasi që qeni lojtar e ndoqi topin, kurse pas ndeshjes tifozët bënë thirrje që klubi të nënshkruajë më të një kontratë.

 

Fatmirësisht, Sloboda e postoi këtë klip brilant dhe qesharak në llogarinë e tyre në Twitter.

“Ne patëm shumë kërkesa për ta komentuar këtë. Ne mund të konfirmojmë zyrtarisht, se pavarësisht aftësive mbresëlënëse të driblimit, Dognaldos nuk do t’i ofrohet kontratë për shkak të problemeve ligjore dhe kërkesave të paarsyeshme të përfaqësuesve të tij. Ne i urojmë atij më të mirën”.

Qindra përdorues vazhduan të komentojnë dhe ta lavdërojnë aftësitë mbresëlënëse të qenit. “Dua të them, ai, objektivisht është një futbollist i mahnitshëm”, tha një njeri.

“Frikacakë, jepni Dognaldos një kontratë! Ai është lojtari i jonë më i mirë”, tha një grua.

“Maca në pjesën e dytë nuk i përmbushi pritjet tona, ajo thjesht u shtri në fushë duke mos bërë asgjë”, tha një i tretë me humor.

(Kosova Sot Online  )