Roger Federer tregon kur do të rikthehet

  • S.A /
  • 27 September 2021 - 09:26
Roger Federer tregon kur do të rikthehet

Roger Federer thotë se nuk e ka për ngut rikthimin në fushën e tenisit, por këmbëngul se po ndihet shumë mirë pas operacionit në gju.

Tenisti 40-vjeçar i kreu dy operacione në gju në vitin 2020 dhe pastaj një tjetër pas turneut të Wimbledonit këtë vit.

Zvicerani, i cili është fitues i 20 titujve grand slam, foli për riaftësimin nga lëndimi i gjurit gjatë turneut Laver Cup në Boston në fundjavë, ku tifozët e pritën me duartrokitje të mëdha.

“Së pari duhet të ec siç duhet, të vrapoj siç duhet dhe pastaj të ushtroj”, tha Federer.

“Pastaj përfundimisht të rikthehem në fushën e tenisit. Por do të më duhen edhe disa muaj më shumë dhe mandej do të shohim sesi janë gjërat vitin e ardhshëm. Nuk dua të ngutem në këtë kohë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )