Alex Ferguson: Kthimi i Ronaldos në Man United, si i Çezarit në Romë pas triumfit

  • S.A /
  • 27 September 2021 - 12:53
Alex Ferguson: Kthimi i Ronaldos në Man United, si i Çezarit në Romë pas triumfit

Sir Alex Ferguson e ka përshkruar kthimin, siç e quajti ai fantastik, të Cristiano Ronaldos në Manchester United si kthimin e Jul Çezarit në Romë pas triumfit.

Në njërin prej transferimeve më të mëdha në historinë e Premierligës gjatë verës, sulmuesi 36-vjeçar u kthye në vendin ku bëri emër. Ronaldo iu ribashkuar Manchester Unitedit nga Juventusit për 23 milionë euro, duke nënshkruar marrëveshje dyvjeçare me djajtë e kuq, me mundësi vazhdimi për edhe një vit tjetër.

36-vjeçari i kishte kaluar gjashtë vjet në Old Trafford nga viti 2003 deri më 2009, duke i shënuar 118 gola në 292 ndeshje.

Ai i shënoi dy gola në debutimin e tij të dytë për klubin në fitoren e Unitedit 4:1 kundër Newcastle në Premierligë dhe Ferguson ishte i pranishëm në Old Trafford për të qenë dëshmitar i kthimit të tij në shtëpi.

“Ishte fantastike. Ju e keni parë atë ditë të shtunë se ishte sikur hyrja e Çezairt në Romë pas triumfit. Erdha, pashë, pushtova. Ishte fantastike”, tha Ferguson për kthimin e Ronaldos në United.

Ronaldo zbuloi se Fergusoni kishte ndikuar në kthimin e tij në Old Trafford, në një intervistë pasi iu ribashkua Unitedit. 

(Kosova Sot Online )