Lexoni edhe:
Joshua u dërgua në spital menjëherë pas humbjes ndaj Usyk
Luciano Spalletti e ka paralajmëruar Amir Rrahmanin dhe lojtarët e tjerët të Napolit se do të përballen me kohë të vështira dhe se ata duhet të jenë të gatshëm për të djersitur gjak për fanellën napolitane.
Napoli e vazhdoi ecurinë e përkryer të fitoreve radhazi në Serie A këtë sezon, duke e mposhtur 2:0 Cagliarin të dielën në Diego Armando Maradona Stadium.Victor Osimhen dhe Lorenzo Insigne shënuan nga njëherë për fitoren e gjashtë në po kaq ndeshje për Napolin, në një ndeshje ku në mbrojtje shkëlqeu edhe Amir Rrahmani i Kosovës.
Por Spalletti thotë se ky është vetëm fillimi dhe se lojtarët e tij kanë shumë punë në vazhdim.
Joshua u dërgua në spital menjëherë pas humbjes ndaj UsykLexoni edhe:
“Ne kemi humbur tashmë. Ne kemi humbur në vitet e kaluara dhe e dimë këtë ndjesi. Ne humbëm ndaj Beneventos gjatë një ndeshjeje miqësore këtë sezon, por kurdo që ta veshësh fanellën e Napolit, ndeshja është gjithmonë zyrtare”, tha Spalleti pas ndeshjes.
Ai shtoi: “Kushdo që mendon se nuk është lojtar i rëndësishëm nëse futet në lojë pjesën e dytë dhe jo titullar, atëherë nuk ai lojtar nuk bën as të startojë. Sepse kjo nënkupton se ai është i përqendruar në veten dhe jo në ekipin”.
“Unë kam nevojë për lojtarë të cilët janë të gatshëm të djersitin gjak për fanellën, jo dikë i cili është pa humor sepse nuk ka luajtur titullar në ndeshjen e kaluar.”
“Kur e shoh dikë që nuk ka talent dhe nuk punon, çmendem”, theksoi ai.
Kapiteni dhe mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, luajti titullar për ndeshjen e tretë radhazi, megjithëse druhej për gjendjen e tij shëndetësore pas një lëndimi që e kishte pësuar në ndeshjen e kaluar kundër Sampdorias.
Pasi tri ndeshjet e para i shikoi nga stoli, 27-vjeçari nga Prishtina luajti titullar në tri ndeshjet e fundit në ligë, duke e bindur Spallettin më shumë se greku Kostas Manolas.
(Kosova Sot Online )