Mourinho fjaloset me gazetarë dhe e braktis konferencën, pas humbjes ndaj Lazios

  • S.A /
  • 27 September 2021 - 13:49
Mourinho fjaloset me gazetarë dhe e braktis konferencën, pas humbjes ndaj Lazios

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, u fjalosët me disa gazetarë dhe pastaj e braktisi konferencën për media, pas disfatës së skuadrës së tij 3:2 kundër Lazios në derbin e kryeqytetit italian të dielën.

Ishte e qartë edhe në fushë se Mourinho ishte tejet i zhgënjyer me humbjen e dytë të skuadrës së tij këtë sezon në Serie A kundër rivalit të qytetit.

Mourinho reagoi ndaj humbjes duke i mbledhur lojtarët e Romës në mesin e fushës ku ua mbajti një fjalim motivues.

Megjithatë, portugezi nuk mundi ta fshehë mllefin gjatë konferencës për media, ku e fajësoi gjyqtarin dhe VAR-in se e prishën derbin.

Por ky nuk ishte fundi i një nate zhgënjyese dhe tërbuese për ish-trajnerin e Manchester Unitedit dhe Tottenhamit.

Sipas mediave italiane, “The Special One” e braktisi konferencën për media pasi u fjalos me një gazetar të Sky Sport Italia dhe të tjerë.

(Kosova Sot Online )