Formacionet e mundshme Borussia Dortmund-Sporting Lisbona: Haaland në dyshim

  • S.A /
  • 28 September 2021 - 10:55
Formacionet e mundshme Borussia Dortmund-Sporting Lisbona: Haaland në dyshim

Borussia Dortmund do të përballet me Sporting Lisbonën në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Marco Rose e ka nisur mirë pas fitores ndaj Besiktas, ndërsa Sporting humbi nga Ajaxi.

Trajneri Rose, po vlerëson gjendjen e Erling Haaland i cili mbeti jashtë në ndeshjen e fundit të Bundesligës kundër Borussia Monchengladbach. Sidoqoftë, norvegjezi mund të fillojë në tridentin e rrethuar nga Hazard dhe Malen. Në anën tjetër te Sporting, mund të luajnë Paulinho me Nuno Santos, ndërsa edhe Pablo Sarabia mund jetë pas tyre.

Borussia Dortmund: Kobel, Meunier, Akanji, Hummels, Guerreiro, Bellingham, Witsel, Dahoud, Hazard, Haaland, Malen

Sporting Lisbona: Adan, Neto, Coates, Feddal, Porro, Matheus, Palhinha, Vinagre, Sarabia, Paulinho, Santos.

(Kosova Sot Online )