Mbyllja e shkollës është krim që nuk falet!

Mbyllja e shkollës është krim që nuk falet!
Mbyllja e shkollës është krim që nuk falet!

Selver Lenjani

  • 28 September 2021 - 10:07

Shkruan: Selver Lenjani

Karaçeva, Bashkësia lokale e fshatit Karaçevë e Poshtme 27/09/2021.  Me urdhër të Ministrisë së arsimit pritëm të hapen të gjitha shkollat në nivel të Republikës së Kosovës.

Në brezin kufitar shkolla fillore "Asllan thaqi" po ashtu e priste me padurim fillimin e vitit të ri shkollor.
Me vendim të kreut të Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati që e ka marr këtë vendim për mbylljen e 15 shkollave, u goditë  me mbyllje  edhe shkolla fillore "Asllan Thaçi" me  mbi 100 nxënës.  Kjo shkollë nuk është për mbyllje,  i plotëson të gjitha kushtet për mbarëvajtjen e mësimit ( procesin mësimor). Të gjitha  kushtet i plotëson.

Posedon mjaftueshëm stafin teknik dhe atë profesional për mbarëvajtjen e mësimit mirëpo nga frika shumë e madhe nga kërcënimet e kryetarit  Qendron Kastrati dhe nga drejtoria e arsimit  se do ti dënon të punësuarit me paga 30% dhe, frikësimi nga  Qendron Kastrati  se do ti largoj edhe nga puna, shkolla mbeti e mbyllur.

Vallë të nderuar qytetar të Republikës së Kosovës a është drejtësi shtetërore kjo?  

Si Bashkësi Lokale do të reagojmë edhe më tej për  ruajtjen e shkollave shqipe. I nderuari kryetar i komunës së Kamenicës kjo shkollë ju bëri ballë  të gjitha kohërave më të  vështira, duke  u nisur nga koha e Aleksander Rankoviqit,  dhe i ka bo ballë e kanë mbajtur gjallë shkollën shqipe edhe në kohën e Millosheviqit.

E nderuara Ministre e shkencës teknologjisë edhe inovacionit, vallë e nderuara ministre Nagavci si po ndjeheni kur e  keni mbyllur shkollën me 100 nxënës  në  brezin kufitar, dhe  nuk ju dolët në ndihmë nxënësve në  brezin kufitar, derisa  të gjithë krerët e partive politike që kanë konkurruar për kryetar të Kamenicëse i lusim të na  dalin në ndihmë për  ruajtjen e shkollave shqipe dhe të  mos na i  mbyllni shkollat,  sepse kjo nuk ju falet. Nga Karaçeva 27/09/2021-Kryetari i Bashkësisë lokale Karaçevë e Poshtme

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".