Suedia me Ibrahimovicin përballë Kosovës

  • S.A /
  • 28 September 2021 - 12:41
Suedia me Ibrahimovicin përballë Kosovës

Kombëtarja e Suedisë e ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet e muajit tetor, të vlefshme për eliminatoret për Kupën e Botës.

Pjesë e kësaj liste do të jetë edhe sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic.

Suedia përballet me Kosovën më 9 tetor ndërsa tri ditë më vonë takohet me Greqinë.

Të dyja këto ndeshje Suedia i luan në shtëpi.

Momentalisht, Suedia është e dyta në grupin B me nëntë pikë pas katër ndeshjeve.

Në vendin e parë është Spanja me 13 pikë, por ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara.

Image

(Kosova Sot Online )