Jorginho e pranon se po ëndërron ta fitojë Topin e Artë

  • S.A /
  • 29 September 2021 - 09:08
Jorginho e pranon se po ëndërron ta fitojë Topin e Artë

Pasi ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Superkupën Europiane me Chelsean, dhe Kampionatin Europian me Italinë, mesfushori Jorginho ka përfunduar në krye të listës së pretendentëve për Topin e Artë 2021.

Megjithatë italo-braziliani nuk shpërqendrohet dhe thekson se pavarësisht arritjeve deri tani e ëndrrës për të fituar Topin e Artë, ka ende objektiva për të synuar deri në fund të vitit, si Nations League me Italinë dhe Botërori i Klubeve me Chelsean. “Viti 2021 ka qenë i jashtëzakonshëm për mua, pasi kam fituar shumë dhe natyrisht që do të ishte një ëndërr të kurorëzohej me Topin e Artë. Megjithatë nuk dua të mendoj për të, pasi viti nuk është mbyllur ende dhe jam i përqendruar të fitoj edhe Botërorin e Klubeve me Chelsean dhe Nations League me Italinë”, deklaroi Jorginho.

(Kosova Sot Online )