Serbia mos të ledhatohet nga BE, e drejta pas provokimeve në Veri është në anën tonë!

Serbia mos të ledhatohet nga BE, e drejta pas provokimeve në Veri është në anën tonë!
Serbia mos të ledhatohet nga BE, e drejta pas provokimeve në Veri është në anën tonë!

Faik Krasniqi

  • 29 September 2021 - 07:49

Shkruan: ANALISTI - Faik Krasniqi

Paramendojeni, ne jemi viktima dhe ata agresori dhe nga ne kërkohen gjera idioteske për ta kënaqur Serbinë, për t'i kënaqur apetitet e tyre shekullore. Duhet të kundërshtohet fuqishëm. Pozitë, opozitë, media dhe populli. S'ka Asociacion. Serbët në Kosovë kanë të drejta më shumë se çdo pakicë në botë. U paguhet rryma nga xhepi ynë prej pasluftës, gjë që nuk ndodhë në asnjë shtet të botës. Çfarë duan më shumë? Duhet t'u bëhet reciprocitet në çdo gjë!

Bashkësia ndërkombëtare e në veçanti BE-ja gjithmonë ka qenë në anën e Serbisë, por ne, e sidomos politikanët tanë krijuan përshtypjen tek populli që ata janë në anën tonë. Duke i treguar përralla vetvetes për miqtë dhe aleatët tanë. S'ka miqësi mes shteteve, por ato ndërtohen në bazë të interesave. Se  që është në anën e Serbisë e kanë dëshmuar gjithmonë.! Edhe kur u vendos taksa ndaj Serbisë, ishte presion i paparë ndaj Kosovës.

Më shumë bënte presion BE-ja se sa Serbia. Qe 22 vite i vetmi shtet në Evrope që na kanë lënë të mbyllur si majmunat në kafaz. Gjithçka politike. Kjo po dëshmohet edhe me reciprocitetin me targa, gjë që e drejta është në anën tonë. Serbia po na kërcënon me luftë dhe provokon në kufi me arsenal ushtarak, kurse BE-ja nuk ja tërheq vërejtjen. Përkundrazi. Na akuzon dhe bën presion ndaj nesh. Gabimi më i madh ka qenë premtimi dhe nënshkrimi në Bruksel për themelin e Asociacionit. Pse të themelohet një i tillë. Është dashur të kërkohet një i tillë edhe për shqiptarët në Kosove Lindore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".