Bernardo Silva prodhoi ‘huqjen e sezonit’ ndaj PSG-së, nuk shënoi nga dy metra

  • S.A /
  • 29 September 2021 - 11:07
Bernardo Silva prodhoi ‘huqjen e sezonit’ ndaj PSG-së, nuk shënoi nga dy metra

Bernardo Silva humbi një mundësi ideale për të barazuar ndeshjen kundër Paris Saint-Germain, duke mos arritur të shënojë nga dy metra largësi.

Manchester City u mposht në udhëtim te PSG me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë të grupeve në Ligën e Kampionëve. Golat për ekipin parisien u shënuan secila në njërën pjesë, ku Idrissa Guaye shënoi në pjesën e parë dhe Lionel Messi në të dytën. Megjithatë, ndeshja mund të merrte kahe krejtësisht tjetër dhe rezultat të barazohej në një moment të ndeshjes.

Por, Bernardo Silva ishte ‘fajtor’ pasi prodhoi njërën nga huqjet më të mëdha të sezonit.

Ylli portugez humbi një shans të madh në minutën e 27-të për të barazuar rezultatin pas golit të zhurmshëm të Gueye. Goditja e Bernardos edhe pse nga dy metra largësi dhe i papenguar përfundoi në traversën e PSG-së, ndërsa nga topi i kthyer nuk arriti të shënojë.

Ky rast i humbur nga portugezi tashmë është bërë viral në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online )