Drita mund ta marrë sot primatin në Superligë

  • S.A /
  • 30 September 2021 - 14:39
Drita mund ta marrë sot primatin në Superligë

Drita e ka mundësinë ta marrë sot primatin në BKT Superligën e Kosovës në futboll. Gjilanasit do ta vizitojnë Dukagjinin, në njërën prej ndeshjeve të fundit të xhiros së shtatë të ligës elitare. Aktualisht, primatin në Superligë e ka Drenica, e cila e mposhti Malishevën dhe e shfrytëzoi gabimin e liderit të deritashëm, Ballkani.

Por, nëse Drita fiton sot, falë golaverazhit më të mirë mund ta kalojë Drenicën, me të cilën do t’i kishte pikët e njëjta. Ndërkaq, me një fitore eventuale në tabelë do të ngritej edhe Prishtina. Bardhekaltrit e kërkojnë fitoren e tretë radhazi pasi e presin sot Ulpianën në stadiumin “Fadil Vokrri”. Prishtina do të ngritej në vendin e katërt nëse triumfon ndaj ekipit nga Lipjani. Të dyja ndeshjet do të fillojnë në orën 15:00.

(Kosova Sot Online )