Makina 255 mijë euroshe e Ronaldos kthehet pa asnjë pikë karburant, pas 7 orëve pritje në pompën e benzinës

  • S.A /
  • 30 September 2021 - 14:42
Makina 255 mijë euroshe e Ronaldos kthehet pa asnjë pikë karburant, pas 7 orëve pritje në pompën e benzinës

Shoferi i Cristiano Ronaldos qëndroi plot shtatë orë në një pikë karburanti por në fund u detyrua të largohej pa e mbushur asnjë pikë në makinën e tij luksoze, Bentley, e vlefshme rreth 225 mijë euro.

Makina luksoze e superyllit të Manchester Unitedit u pa në një pikë karburanti Shell, disa kilometra larg shtëpisë së portugezit.

Por njëlloj si të gjithë vozitësit në Britani të Madhe, përpjekjet e shoferit të tij për ta mbushur Bentleyn me karburant ishin të kota.

Po ashtu, një anëtar i ekipit të sigurimit të Ronaldos me një Range Rover u parkua pranë Bentleyn në pikën e karburantit, por e përjetoi fatin e njëjtë.

Sipas mediave angleze, të dy shoferët shkuan në pikën e karburantit në orën 14:20, por gjashtë orë e 40 minuta më vonë, ata e kuptuan se duhej të largoheshin pa u rimbushur dhe u larguan rreth orës 21:00.

Ronaldo nuk ishte aty, por duket se njëri prej futbollistëve më të mirë në botë është në telashe të njëjta si shumica e njerëzve në Britani të Madhe, të cilët nuk po mund të gjejnë karburant dhe po detyrohen të presin me orë të tera në pika mbushëse.

(Kosova Sot Online )