Futbollisti i Napolit: “Rrezikova jetën ose paralizimin”

  • S.A /
  • 01 October 2021 - 11:18
Futbollisti i Napolit: “Rrezikova jetën ose paralizimin”

Hirving Lozano ia ka hedhur mirë pas dëmtimit të pësuar me Meksikën gjatë verës.

Fubtollisti i Napolit mori një goditje dhe u nxor jashtë me barrelë, për të vijuar më pas me kontrollet e specializuara në spital.Meksikani tregon se kishte rrezikuar të të humbte jetën, ose të paralizohej.

Për “ESPN” ai ka deklaruar së fundmi se kishte shumë frikë në ato momente dhe mendja I kishte shkuar direkt te familja.

“Shumë doktorë më thanë se mund të humbisja jetën dhe ndihesha i frikësuar. Mund të lija fëmijët dhe gruan time vetëm. Ishte një goditje e fortë dhe më bëri të mendoja për shumë gjëra”, u shpreh Lozano.

(Kosova Sot Online )