“Rilindja” e Balotellit, 4 gola në 4 ndeshjet e fundit në Turqi

  • E.K /
  • 01 October 2021 - 23:10
 “Rilindja” e Balotellit, 4 gola në 4 ndeshjet e fundit në Turqi

Mario Balotelli ka rilindur sërish që pas transferimit në Turqi te skuadra e Adana Demirsporit.

Sulmuesi 31-vjeçar po kalon një formë mjaft të mirë duke u shndërruar në një përbindësh teksa ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës plot 4 herë në katër ndeshjet e fundit.

Balotelli u bë protagonist pasditen e sotme duke shënuar në fitoren 1-2 të skuadrës së tij ndaj rivalëve të Antaliasporit.

Sulmuesi italian përfitoi nga një përgjumje e mbrojtësit kundërshtar në minutën e 42-të të takimit duke kaluar në avantazh skuadrën e tij.

(Kosova Sot Online)