Pochettino i zemëruar pas humbjes turpëruese të PSG-së, tregon pse e zëvendësoi Neymarin

  • S.A /
  • 04 October 2021 - 09:23
Pochettino i zemëruar pas humbjes turpëruese të PSG-së, tregon pse e zëvendësoi Neymarin

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Mauricio Pochettino, ndjeu zemërim dhe zhgënjim pasi Rennes ia ndërpreu skuadrës së tij ecurinë e fitoreve të njëpasnjëshme në ligë me një fitore tronditëse 2:0 në Roazhon Park të dielën.

Vendasit i shënuan dy gola të shpejtë në fund të pjesës së parë dhe në fillim të dytës, duke ia shkaktuar Lionel Messit disfatën e parë që prej ardhjes në kryeqytetin francez.

Skuadra e Pochettinos, e cila e mundi Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve mesjavën e kaluara, nuk e pati asnjë goditje në kornizën e portës, megjithëse në sulm e kishte treshen Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Neymar.

Kjo ishte humbja e parë e PSG-së në ligë që prej muajit prill dhe e bëri Pochettinon të ndihet i inatosur dhe i zhgënjyer.

I pyetur nëse ishte i zemëruar me humbjen tronditëse të PSG-së, Pochettino tha: “Po, paksa. Askujt s’i pëlqen të humbë”.

Pa dashur ta nënvlerësoj atë që e bëri Rennes, ne jemi të zemëruar dhe të zhgënjyer që nuk i shfrytëzuam mundësitë tona dhe që i pranuam këto gola.

Trajneri argjentinas e largoi nga loja Neymarin dhe pas ndeshjes e pranoi se e bëri për arsye taktike.

I pyetur nëse Neymari kishte probleme fizike, Pochettino theksoi: “Jo, nuk ishte për këtë”.

( Kosova Sot Online )