Mbrojtësi i Milanit: Askush nuk është më i fortë se Milani

  • S.A /
  • 04 October 2021 - 09:28
Mbrojtësi i Milanit: Askush nuk është më i fortë se Milani

Mbrojtësi i Milanit, Davide Calabria, është i bindur se nuk ka ekip më të mirë se Milani në Itali dhe se kuqezinjtë e synojnë titullin në Serie A, pas fitores 3:2 kundër Atalantës.

Milani i ka mbledhur 19 pikë pas shtatë ndeshjeve, që është ecuria më e mirë e ekipit që prej sezonit 2003/04 kur e kishte fituar titullin, vetëm dy mbrapa liderit Napoli.

Skuadra e Stefano Piolit ka qenë në formë mbresëlënëse që prej fillimit të këtij sezoni, duke i shënuar gjashtë fitore dhe një barazim.

Calabria e shënoi golin e parë të Milanit në fitoren dramatike 3:2 kundër Atalantës në Bergamo.

“Në Italia ka shumë ekipe të forta, por sipas mendimit tim, nuk ka ekip më të mirë se Milani në Itali”, tha Calabria për DAZN.

Milani përfundoi në vendin e dytë në ligë sezonin e kaluar dhe u kualifikua në Ligën e Kampionëve për herë të parë pas shtatë viteve mungesë.

(Kosova Sot Online )