Vajza feston ditëlindjen, Granit Xhaka i bën dedikimin emocionues

  • S.A /
  • 07 October 2021 - 11:37
Vajza feston ditëlindjen, Granit Xhaka i bën dedikimin emocionues

Dita e sotme është e veçantë në familjen e e futbollistit Granit Xhaka, pasi vajza e tij e madhe Ayana feston ditëlindjen. Ajo mbush plot dy vite, ndërsa nuk ka munguar një dedikim special nga i ati.

Xhaka ka ndarë një foto përkrah të bijës duke i treguar se do të jetë përgjithmonë krah saj.

“Urime ditëlindjen engjëlli im i bukur. Nuk mund të besoj se je bërë dy vjeçe tani. Jam shumë i bekuar që kam vajzën më të mirë së bashku me motrën tënde që një baba mund të kërkojë. Do të jem përkrah teje përgjithmonë, të dua”, kanë qenë fjalët e Xhakës.Graniti është i martuar prej shumë vitesh me Leonita Lekajn, me të cilën ka dy fëmijë.

Përveç Ayana, çifti janë prindër edhe të vajzës tjetër Lanyea, e cila erdhi në jetë pak muaj më parë.

(Kosova Sot Online )