Asociacion të rrezikshëm të komunave me shumicë serbe JO, bashkimi me Shqipërinë PO!

Asociacion të rrezikshëm të komunave me shumicë serbe JO, bashkimi me Shqipërinë PO!
Asociacion të rrezikshëm të komunave me shumicë serbe JO, bashkimi me Shqipërinë PO!

Blerim Burjani

  • 07 October 2021 - 12:34

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Shpikja më e rrezikshme për Kosovën është dhe mbetet Asociacioni. Ky mekanizëm është i paraparë për ta kantonizuar Kosovën ose për ta ndarë Kosovën, prandaj edhe shqetësimi që është ngritur lidhur me këtë çështje në Komitetin për Punë të Jashtme në Senatin amerikan, nga senatori Bob Mendez është një shqetësim dhe kundërshtim I arsyeshëm por edhe real.

Tash për tash, njëherë po duket e pamundshme të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, edhe pse ende ka shumë zëra që e kërkojnë atë me ngulëm, e sidomos në BE, nga të cilët thuhet se duhet të themelohet një asociacion i tillë, edhe pse ai faktikisht për nga formula e cila është dhënë, është denigrues dhe kundër shtetit unitar të Kosovës. Kosova e vogël me kantone brenda apo me bashkësi juridikë të formave të tjera të bartjes së kompetencave nga niveli qendror për vetëqeverisje dhe vetë administrim, janë jo serioze, dhe do ta paraqiste Kosovën si një shtet të vogël dhe të pa vlerë, që shumë më mirë do të ishte ti bashkohet Shqipërisë se sa të provon për të funksionuar i pavarur dhe i vetëm, normalisht sikur shtetet tjera.

Ky skenar, pra skenari i bashkimit do të ishte i mundshëm pas disa vjetëve të kalimit të një tranzicioni të formësimit shoqëror e zhvillimor, e ku Kosova e vogël dhe e pa zhvilluar nuk do të kishte rrugë tjetër përveç bashkimit me Shqipërinë. Tani projekti akoma ideor që po qarkullon, si Open Ballkan, është një nga modelet e tilla për momentin , ku Kosova zhvlerësohet brenda për brenda, me një ekonomi të vogël dhe s’ mundë ta mbaj veten ekonomikisht, prandaj dikur duhet të gjendet një solucion tjetër që zgjidhja pra do të ishte bashkimi me Shqipërinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".