Kosova, në Suedi për rezultat pozitiv

  • 08 October 2021 - 16:36
Kosova, në Suedi për rezultat pozitiv

Kontingjenti kosovar ka zbarkuar sot në Suedi, “Dardanët” do të mundohen t’i befasojnë vendësit në ndeshjen e nesërme, kualifikuese për Botërorin 2022. Ekipi kombëtar i Kosovës është i gatshëm për sfidën e së shtunës me Suedinë. “Dardanët” kanë ushtruar gjatë tërë javës në Prishtinë dhe në Hajvali. Ndërsa, sot e kanë marrë rrugën drejt Suedisë, ku janë vendosur në Solna të Stokholmit.Aty e kanë zhvilluar një stërvitje të lehtë një ditë para lojës.

Verdhekaltrit janë nisur me optimizëm dhe synojnë t’i befasojnë suedezët.

Trajneri Bernard Challandes e ka pranuar se ekipin e tij e pret një ndeshje e vështirë.

Por, ai ka kërkuar nga lojtarët që ta përsërisin paraqitjen që e bënë me Spanjën muajin e kaluar.

Lojtarët ndërkohë besojnë se do të dalin mirë nga sfida me skandinavët.

Milot Rashica shpreson që ai me shokë të jenë më konkretë para portës, në krahasim me lojën e parë me suedezët.

Ndërkohë, mbrojtësi Fidan Aliti pret përkrahje nga tifozët “Dardanët”, të cilët pritet të jenë prezent në tribuna.

Edhe ai beson në rezultat pozitiv ndaj Ibrahimovicit me shokë.

Ndeshja ndërmjet Suedisë dhe Kosovës do të zhvillohet të shtunën duke filluara nga ora 18:00. 

(Kosova Sot Online )