Wilder u dërgua në spital pas nokautit brutal nga Fury

  • E.K /
  • 10 October 2021 - 09:57
 Wilder u dërgua në spital pas nokautit brutal nga Fury

Deontay Wilder është dërguar në spital për tretmanin e nevojshëm pas nokautit që pësoi nga Tyson Fury.

Boksieri britanik e ka mundur me nokaut në raundin e 11-të Wilderin, duke ia shkaktuar humbjen e dytë radhazi.

Sipas Mirror Sport, Wilder u dërgua në Qendrën Mjekësore Universitare për t’u trajtuar pas meçit me Fury.

Gjatë 11 raundeve, pesë herë u rrëzuan boksierët. Fillimisht Wilder në raundin e tretë, pastaj Fury dy herë në raundin e katërt, Wilder sërish në raundin e 10 dhe në të parafundit Fury e nokautoi përfundimisht.

Kujtojmë se Fury me Wilderin kanë bërë tri meçe. I pari shkoi barazim, teksa dy të tjerët i fitoi Fury.

(Kosova Sot Online)