Momenti kur Wilder e rrëzoi dy herë Furyn në raundin e katërt

  • E.K /
  • 10 October 2021 - 13:56
 Momenti kur Wilder e rrëzoi dy herë Furyn në raundin e katërt

Tyson Fury e ka dëshmuar edhe njëherë që është më superior se Deontay Wilder.

Boksieri britanik e ka mundur me nokaut në raundin e 11-të Wilderin, duke ia shkaktuar humbjen e dytë radhazi.

Gjatë 11 raundeve, pesë herë u rrëzuan boksierët. Fillimisht Wilder në raundin e tretë, pastaj Fury dy herë në raundin e katërt, Wilder sërish në raundin e 10 dhe në të parafundit Fury e nokautoi përfundimisht.

Kujtojmë se Fury me Wilderin kanë bërë tri meçe. I pari shkoi barazim, teksa dy të tjerët i fitoi Fury.

(Kosova Sot Online)