Trajnerët legjendarë italianë bëjnë thirrje që Jorginhos t’i jepet Topi i Artë

  • S.A /
  • 11 October 2021 - 09:44
Trajnerët legjendarë italianë bëjnë thirrje që Jorginhos t’i jepet Topi i Artë

Dy trajnerët legjendarë italianë, Arrigo Sacchi dhe Marcello Lippi, kanë këmbëngulur se mesfushori Jorginho duhet ta fitojë Topin e Artë për shkak të suksesit me Italinë dhe Chelsean në sezonin e fundit.

Jorginho është ndër favoritët për trofeun më të çmueshëm individual për futbollistë, pasi e fitoi Kampionatin Evropian 2020 dhe i ndihmoi Italisë ta vendosin një rekord prej 37 ndeshjeve pa humbje.

Për më tepër, ai i fitoi Ligën e Kampionëve dhe Superkupën Evropiane me Chelsean.

“Jorginho duhet ta marrë Topin e Artë këtë vit, jo të zakonshmit”, tha Lippi, ish-trajneri i Italisë dhe Juventusit.

“Pajtohem plotësisht”, shtoi ish-trajneri i Milanit dhe Italisë, Sacchi.

Lionel Messi dhe Robert Lewandowski mbeten dy favoritët kryesorë për Topin e Artë këtë vit, megjithatë.

Topi i Artë do të ndahet në një ceremoni në dhjetor. 

(Kosova Sot Online )