Pamje: Ja pse Mbappe nuk ishte në pozitë jashtë loje te goli i triumfit të Francës ndaj Spanjës

  • S.A /
  • 11 October 2021 - 09:53
Pamje: Ja pse Mbappe nuk ishte në pozitë jashtë loje te goli i triumfit të Francës ndaj Spanjës

Goli i Kylian Mbappes në minutën e 80-të – që ia fitoi Francës Ligën e Kombeve kundër Spanjës të dielën – u kundërshtua ashpër nga spanjollët por u pranua përfundimisht nga gjyqtarët.

Spanja u ankua se Mbappe ishte në pozitë jashtë loje para se ta pranonte një pasim vendimtar – dhe ashtu u duk të ishte në shikim të parë – por gjyqtarët vendosën se prekja e topit nga mbrojtësi Eric Garcia ishte e mjaftueshme për ta mbajtur sulmuesin në pozitë të rregullt.

Mbappe e mposhti portierin Unai Simon, pasi u shërbye nga Theo Hernandez, për t’ia fituar Francës trofeun e Ligës së Kombeve në San Siro.

Xhirimet e përsëritura tregojnë se Mbappe ishte në pozitë jashtë loje, sepse nuk ishte në një vijë me Garcian.

Megjithatë, ishte pikërisht Garcia ai që e prishi kurthin e vet të pozitës jashtë loje duke u hedhur në tokë në tentim për ta ndalur topin, të cilin e preku shumë pak.

Prekja e qëllimshme e topit nga ana e mbrojtësit e rinisi aksionin dhe kjo nënkupton se Mbappe nuk ishte në pozitë jashtë loje.

Mediat spanjolle e quajtën golin skandal, por rregulli i lojës thekson shumë mirë se Garcia e preku topin qëllimisht.

Sikur ai ta kishte lënë topin të kalonte, goli do të shfuqizohej për pozitë jashtë loje të Mbappes. 

 

(Kosova Sot Online )https://tiger.cdnja.co/v/59/59lq0.mp4?secure=Uf9hUVhePsWDWyjthkfSBg&expires=1633941000